ZMK dhe Zgjohu, sot në protestë për 10 njollat e turpit të konsumatorëve
Në një njoftim për mediat, ZMK dhe Zgjohu bëjnë të ditur se në këto 10 njolla turpi, e para është renditur Bashkia e Tiranës për transportin publik më të keq, mungesën e thertores, të banjove publike etj. Sipas ZMK, njolla e dytë është OSSH, e cila akuzohet nga konsumatorët për vjedhje dhe abuzime. Njolla 3 përcakton ERE-n për pasivitet. Njolla 4 i vishet deputetëve të PS për mosvotimin e Ligjit për Gjykatën Administrative. Njolla 5 është përsëri për Bashkinë e Tiranës, e cila është përgjegjëse për zhdukjen e plazheve publike dhe papastërtinë në to. Njolla 6 i përket AKEP për mosfunksionim të plotë. Me Njollën 7 është personifikuar kompania e transportit publik në Tiranë. Njolla 8 është AMC, VODAFON, ALBTELEKOM, EAGLE. Njolla 9 është Banka Prokredit për mosruajtje të dhënash personale dhe grabitje të parave të klientëve. Ndërsa njolla 10 i është lënë drejtorisë së tatim-taksave për mungesë të kasave fiskale.