Djibouti njeh pavarësinë e Kosovës
PRISHTINE- Republika e Djiboutit (Xhibutit) ka marrë vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Lajmi është konfirmuar për Express nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
“Kjo njohje i është konfirmuar Ambasadës së Shqipërisë në Riad. Tash pritet që përmes kanaleve diplomatike, diku në fillim të javës së ardhshme, nota verbale për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Republika e Djiboutit të arrijë në Ministrinë kosovare të Punëve të Jashtme”, ka thënë një zyrtar i lartë i Kryeministrisë.
Shteti afrikan, Republika e Djiboutit, kufizohet me Eritrenë, Etiopinë dhe Somalinë. Ka rreth një milion banorë. Djibouti (Xhibuti) është shteti i 68-të që e njeh pavarësinë e Kosovës.
(e.n/express/BalkanWeb)