Djukanovic: Nuk ka problem kufitar me Kosovën
Kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic ka vlerësuar se në mes të Malit të Zi dhe Kosovës nuk ekziston problemi i vijës kufitare. "Nuk ka asnjë problem në demarkacionin me Kosovën", ka thënë Djukanovic.
Sipas Djukanovicit ky është vlerësim edhe i pushtetit zyrtar të Kosovës, ndërsa raportimet mediatike rreth kësaj çështjeje, kryeministri malazez i ka përshkruar si, "probleme të shfrytëzimit të kullotave, në zonën kufitare në mes të Malit të Zi dhe Kosovës".
Ky problem siç ka shpjeguar Djkuanovic në një intervistë për radion publike të Malit të Zi, ekziston në të dy anët, mirëpo sipas tij - "ky nuk është problem kufitar".