E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dnepr i Dnjepropetrovskit joshi Bylykbashin

Zbardhet arsyeja se përse Dorian Bylykbashi refuzoi Vorskla Poltavën dhe zgjodhi Dnepri i Dnjepropetrovskit. Oferta më e majme e kësaj skuadre joshi mesfushorin shqiptar.

Një gjë e tillë është zbuluar rastësisht, kur trajneri i zemëruar u Vorkslës, Nikolaj Pavlovi, zbrazi të gjithë mllefin e tij për zgjedhjen e bërë nga 28-vjeçari shqiptar.

“Bylykbashi bëri zgjedhje të gabuar, nënvizoi Pavlovi, sepse shkon në një klub që e paguan shumë, por nuk e di nëse do të mundet të luajë, ndoshta do të kërkojë të kthehet prapë te Krivbasi. Vorskla ishte gati t’ia paguante rrogën që i premtoi Dnepri, por nuk e bëri këtë për arsye parimore. Nuk mund të rrisim në mënyrë artificiale rrogat e lojtarëve, u shpreh ai, nuk shikoj ndonjë mundësi që ai t’i meritojë”.

Pavlov do të dëshironte të ndërtonte një koloni shqiptare te Vorskla, ku aktualisht militojnë tre kosovarët Debatik Curri, Armend Dallku dhe Ahmed Januzi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›