Turi i Frances 2009, mungon Lance Armstrong

Caktohet itenerari i Turit te Frances per vitin 2009. Kete here starti do te behet nga Principata e Monakos me nje gare te kronometruar prej 15 kilometrash.
Kjo eshte hera e pare qe gara me e madhe ne sportin e ciklizmit nis nga Monako. Mes rrugetimit te gjate ka edhe nje etape qe kalon ne Barcelone, e cila mund te rezultoje decizive per fituesin e Turit te Frances.
Por pervec itenerarit, lajmin e vertete te ketij edicioni e ben mungesa e 7 here fituesit te kesaj gare, Lance Armstrong, i cili megjithese ka komunikuar rikthimin mbi dy rrota, nuk do marre pjese ne Turin e Frances. “Armstrong nuk do garoje ne Turin e Frances. Nuk kemi pasur shume kohe per te biseduar por me ka thene se ai nuk do marre pjese ne kete gare”, u shpreh ish kampioni belg Eddie Merckx.
Sipas tij, ndoshta nje nga arsyet e mospjesemarrjes eshte marredhenia delikate qe Armstrong ka me Francen dhe gazetaret vendas.