“Do K. Ronaldon, paguaj 1 mld euro”Reali pagoi 94 milionë euro për ta blerë Ronaldon nga Mançester Junaitid dhe dëshiron ta blindojë lojtarin.

Reali i Madridit vazhdon me “çmenduritë”, duke vendosur një klauzolë prej 1 miliard eurosh për prishjen e kontratës së Kristiano Ronaldos. Lajmin e publikoi gazeta sportive spanjolle “Marca”. Në fakt, të hënën, gazeta tjetër sportive “As”, kishte shkruar se klauzola e prishjes së kontratës ishte 200 milionë euro. Në të vërtetë nuk ekziston një njoftim zyrtar në lidhje me këtë fakt nga klubi madrilen. Reali pagoi 94 milionë euro për ta blerë Ronaldon nga Mançester Junaitid dhe dëshiron ta blindojë lojtarin.
Çelsi, 30 milionë euro për Maikonin
Karlo Ançeloti nuk tërhiqet për sulmuesin e Milanit. Çelsi është gati të ofrojë Drogbanë plus një shumë parash për të bërë të vetin sulmuesin e talentuar brazililan, Pato. Ndërkohë që për Maikon në Londër është gati të një valixhe me 30 milion euro. Edhe Andrea Pirlo vazhdon të jetë në shënjestër të klubit të Roman Abramoviçit. Andrea Shevçenko u bashkua me “Blutë” në pritje të Romës. Nga ana tjetër Robin Van Persi rinovoi kontratën edhe për katër vjet me Arsenalin.
Luis Fabiano: “Milan? Një ëndërr”
“Të luaja te Milani për mua do të ishte një ëndërr”. E pranon pa asnjë mëdyshje, Luis Fabiano, ndërkombëtari brazilian, aktualisht në forcë me Seviljen. Gjatë një interviste për “Sky”, sulmuesi që ndëshkoi me një dopjetë Italinë nuk e fshehu aspak dëshirën e tij për të veshur bluzën kuqezi. “Është një klub i nivelit të parë, një mundësi e jashtëzakonshme”. Mund të shpresojë, por për momentin, Luis Fabiano ka një kontratë deri në vitin 2011 me Seviljen.
Juve shet Melbegurn te Olimpiakos
Olof Melberg tashmë është një lojtar i Olimpiakosit. Juventusi e shiti te klubi i famshëm grek për një shifër prej 2.5 milionë euro, që do të paguhet me dy këste. Operacioni, sipas komunikatës së klubit bardhezi, do të gjenerojë një shifër të kënaqshme për bilancin e sezonit 2009-2010, pasi mbrojtësi suedez u ble në fakt sezonin e kaluar nga Aston Vila në parametra zero.
E Merkure, 24 Qershor 2009