E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sajmir Ujkani, do largohet nga Palermo

Samir Ujkani, sezonin që vjen nuk do të jetë më pjesë e Palermos. Deri pak ditë më parë portieri i Kombëtares kuqezi ka qënë në balotazh me dy kolegë të tjerë për të qënë zëvendësuesi i Marko Amelias, por sipas mediave italiane trajneri i sapozgjedhur Valter Zenga nuk e preferon shqiptarin. Vetë Ujkani është shprehur edhe në media se dëshiron të luajë dhe jo të qëndrojë në stol. Por nëse Palermo do t'i bënte një ofertë të mirë financiare ai mund të qëndronte edhe një vit. Ujkani lidhet me një kalim te Novara e Serisë C.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›