Skela, i pavendosur pas ikjes nga Kotbus

Ervin Skela, nuk e ka vendosur ende se me cilën skuadër do të luajë në sezonin e ardhshëm. Mesfushori i Kombëtares është larguar nga Kotbus pasi kjo e fundit ra nga Bundesliga Gjermane. Për Skelën janë të interesuara një sërë skuadrash si italiane, gjermane dhe turke. Pas skuadrës turke të Bursaspor tashmë në garë për të marrë shërbimet e Skelës është edhe klubi tjetër turk Trabzanspor. Numri i skuadarve që kërkojnë Skelën është në rritje, por ende ai nuk e ka vendosur se me kë do luajë.