E Diel, 1 Nëntor 2026

Duro, pas “muajit të mjaltit” në fushën e vërtetëDuro, i cili dha një kontribut jo të vogël te Omonia Nikosia, sidomos në Kupën UEFA (3 gola të tij), do të jetë lojtari i tetë i blerë nga AEL Limasol në merkaton verore, ku tre janë qipriotë dhe

Klodian Duro do të prezantohet zyrtarisht të premten si lojtari i ri i AEL Limasol. Lajmi u publikua faqja e njohur qipriote Protathlima.com., që nga ana e saj thekson se ish-mesfushori shqiptari i Omonia Nikosias do të ketë më përpara një takim “kokë më kokë” me drejtuesit e AEL-it, përpara se të hedhë përfundimisht të “zezën mbi të bardhë”. Parimisht, si lojtari ashtu dhe klubi qipriot, kanë rënë dakord mbi kushtet financiare, por martesa e Klodianit dhe “muaji i mjaltit” të tij në Greqi e Francë, shtyhu si firmosjen e kontratës ashtu dhe prezantimin e tij zyrtar. Sipas Protathlima.com, Duro është në Francë dhe pasi të kthehet në Shqipëri do të marrë avionin për të mbërritur në Qipro. AEL Limasol do të jetë klubi i dytë qipriot për Klodian Duron, pas atij të Omonias, ndërkohë që ish-lojtari i Tiranës ka luajtur më parë dhe në Turqi e Gjermani. Në fakt, ditët e fundit u fol edhe për një lëvizje të mundshme të Duros te Apollon Limasol, por një nga drejtuesit e lartë të klubit tjetër qipriot, Friksos Savidhis, tha se ai vetë “nuk ishte në kontakte as me Duron dhe as me menaxherin e tij”, duke theksuar se midis tij dhe mesfushorit shqiptar nuk ekziston asnjë “lojë”. Duro vlerësohet si një lojtar me shumë eksperiencë, që do ta ndihmojë shumë AEL Limasolit, që nënshkroi një kontratë dyvjeçare me shqiptarin. Duro, i cili dha një kontribut jo të vogël te Omonia Nikosia, sidomos në Kupën UEFA (3 gola të tij), do të jetë lojtari i tetë i blerë nga AEL Limasol në merkaton verore, ku tre janë qipriotë dhe pesë të tjerë të huaj. Ndeshja e parë miqësore e AEL-it është ajo kundër Anorthosis Famagusta të Arjan Beqajt (ende i dëmtuar), më 17 korrik 2009.

E Merkure, 24 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›