Do betonizojë 130 mijë m2 hapësirë të gjelbër
20/08/2010 Deputeti demokrat Florion Mima akuza kryebashkiakut Rama
Kërkesë Kryeministrit Berisha për të ndaluar “kasaphanën”
Partia Demokratike ka akuzuar sot kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, se po betonizon pjesët e gjelbra të kryeqytetit. Deputeti demokrat Florion Mima në konferencën e djeshme për shtyp ka thënë se lejet e ndërtimit që janë dhënë në liqenin e Tiranës janë marrë të gjitha nga njerëzit që janë afër kryetarit të Bashkisë. Në emër të deputetëve të Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Mima u shpreh se nuk do të lejohet që në Tiranë të ndërtohet në mënyrë abuzive. Ai u shpreh se Bashkia e Tiranës ka planifikuar që të betonojë 130 mijë m2 sipërfaqe në afërsi të Liqenit Artificial. Mima theksoi se të drejtën e ndërtimit e kanë marrë vetëm njerëzit e afërt të kryebashkiakut Rama. “Sipërfaqja shtrihet në afërsi të kodrave të Liqenit Artificial, Kopshtit Zoologjik dhe parkut të lodrave pranë Akuadromit. Aty përfshihet një sipërfaqe e studiuar për tu betonuar prej rreth 130 mijë m2. Nga këto, mbi 90% u është akorduar njerëzve të afërt, madje shumë të afërt të kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe, jo pa qëllim, një sipërfaqe fare e vogël, është rezervuar edhe për firma që nuk kanë lidhje me të”, - u shpreh Mima. Ai tha se do i kërkohet Kryeministrit Sali Berisha të reagojë përmes statusit të kryetarit të KRRTRSH-së.