E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre prostituta seks për 200 euro në Golem

20/08/2010 Operacioni “Summer 2010” kap 6 persona

TIRANË- Një grup prej 5 personash u kapën dje gjatë operacionit “Summer 2010”, teksa të akuzuarit merreshin me prostitucion. Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe Strukturat e Krimit të Organizuar në Komisariatin e Policisë Kavajë, kanë finalizuar me sukses, operacionin policor të koduar “Summer 2010”, operacion i cili u finalizua me kapjen dhe arrestimin e 5 shtetasve, për konsumim të veprave penale të “Trafikimit të femrave për prostitucion”, “Prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”. Më konkretisht u arrestuan në flagrancë shtetasit Gerti Caca, 33 vjeç, me banim në Synej Kavajë, Besnik Shaholli, 58 vjeç, me banim në Tiranë, Mariglen Abdurrahmani, 30 vjeç, me banim në Durrës, B.H, 22 vjeçe, me banim në Golem Kavajë dhe D.R, 18 vjeçe, banuese në Përrenjas Elbasan. Ndërkohë që po punohet për kapjen e shtetases R.A, 20 vjeçe. Shtetasit Gerti Caca, Besnik Sharholli dhe Mariglen Abdurrahmani, shfrytëzonin për qëllime prostitucioni, tre shtetasit e lartëpërmedura, kryesisht me klient turist, në hotelet luksoze në zonën e plazhit Golem dhe në Tiranë. Ndërkohë, shtetasi Besnik Shaholli, përdorte hotelin e tij të ndodhur në Vaqarr Tiranë, për të shfrytëzuar për qëllime përfitimi material, në bashkëpunim me personat e mësipërm, këto tre shtetase. Këto të fundit, ushtronin prostitucion me klient të ndryshëm, kundrejt shumës së parave që varion kundrejt nga 100 deri në 200 euro. Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur erdhi falë një hetimi 3 mujor, i organizuar nga specialistët e seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme, Sektori i Forcave të Posaçme në Policinë e Tiranës dhe Seksioni Kundër Krimit të Organizuar në Komisariatin e Policisë së Kavajës. Ndaj tyre, Prokuroria e rrethit gjyqësor Kavajë, ka filluar në ngarkim të tyre procedimin penal për konsumim të veprave penale të “Trafikimit të femrave për prostitucion”, “Prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga nenet 113, 114, dhe 115 të Kodit Penal.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›