Zjarr në kodrën me pisha në Urën Vajgurore
20/08/2010 Policia: Zjarri i qëllimshëm
URE- VAJGURORE- Një zjarr ka rënë mesditën e djeshme në një kodër të mbjellë me pisha në qytezën e Urës Vajgurore. Rreth 25 hektarë janë përfshirë nga flakët ku janë shkrumbuar gjithë sipërfaqet me shkurre dhe flakët kanë përfshirë dhe pishat. Zjarri u shfaq rreth orës 14.00 në lagjen e quajtur "Guri i Bardhë" ku në mes të kodrës janë shfaqur shenjat e para të flakëve, të cilat më pas të ndihmuara dhe nga temperaturat e larta, por dhe era janë përhapur me shpejtësi. Kanë qenë banorët e lagjes, por dhe punonjësit e guroreve të shumta që ndodhen në këtë zonë, të cilët kanë pikasur shenjat e para të zjarrit dhe menjëherë kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikëses në qytetin e Beratit. Mjeti zjarrfikës si dhe punonjësit e këtij sektori kanë udhëtuar menjëherë drejt vatrës së zjarrit ku kanë nisur nga puna për fikjen e flakëve. Por, terreni i vështirë dhe gjendja e rrugës ka bërë të pamundur futjen e mjetit zjarrfikës në brendësi të kodrës, ndërkohë që punonjësit zjarrfikës kanë udhëtuar në këmbë dhe kanë punuar me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit. Ndihmë i është kërkuar dhe repartit të Reagimit të Shpejtë në Poshnjë, pasi flakët e zjarrit kanë vazhduar të djegin kodrën e mbjellë me pisha. Drejt vendit të zjarrit kanë mbërritur dhe ekspertët e sektorit të mbrojtjes nga zjarri si dhe ekspertë të policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të mësuar shkaqet e rënies së këtij zjarri. Në pyetje janë marrë banorët të zonës, si dhe punonjës të guroreve, pasi dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe është vënë për të hapur toka të reja të prodhimit të inerteve në këtë zonë tepër të pasur me inerte.