E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH, 500 mijë euro për projektin e terminalit multimodal

Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Jorida Tabaku

I jepet drita jeshile ndërtimit të terminalit të ri multimodal të linjave të trenit, tramit dhe atyre urbane. Një sipërfaqe prej 80 mijë metrash katrorë do të ketë kapacitet për pothuajse 10 linja autobusësh, mbi 400 mikrobusë, të cilët vijnë nga veriu dhe nga jugu, dhe rreth 350 taksi. Është parashikuar që brenda saj të ndërtohet edhe një qendër tregtare. Do të jetë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila do të financojë studimin dhe projektin për këtë terminal. Një prej partnerëve të BERZH-it, qeveria italiane, ka akorduar fondin prej 500 mijë eurosh. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, tha se kjo është shenjë besimi që një prej institucioneve më të rëndësishme financiare europiane ka te Bashkia e Tiranës projektet dhe politikat e saj financiare. Krijimi i këtij terminali të ri multimodal do të jetë një mundësi shumë e mirë për investime në Tiranë, por, nga ana tjetër, do ti ofrojë mundësinë edhe Bashkisë së Tiranës të angazhohet në një aktivitet të ri biznesi. Do të jetë një kontratë e partneritetit publik-privat dhe do të jetë me kosto zero për Bashkinë e Tiranës, duke bërë të mundur krijimin e një projekti koncesionar gjigant për qytetin e Tiranës, tha nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku. Sipas saj, për ndërtimin e terminalit multimodal ka një interes të madh të shprehur nga investitorë të huaj. I gjithë investimi llogaritet të kushtojë 20 milionë euro dhe do të kryhet në partneritet publik-privat, ku përfshihet BERZH-Bashkia e Tiranës dhe investitorë privatë. Ky është projekti i parë nga katër projektet strategjike që pasojnë.

Projekti
. Investimi

20 milionë euro
BERZH, 500 mijë euro

. Sipërfaqja:
80 mijë metra katrorë

. Kapaciteti
10 linja autobusësh
400 mikrobusë
350 taksi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›