Eva, çfarë ke veshur kështu?! (FOTO)
Share
Aktorja e njohur Eva Longoria, e famshme sidomos për serialin Shtëpiake të dëshpëruara, ka mbledhur emra të njohur në Los Anxhelos, në kuadër të fondacionit të saj humanitar. Por, ajo që ka rënë në sy, ishte veshja e Longorias, një fustan i zi shumë i hapur përpara dhe që e vinte në siklet aktoren sidomos kur ulej. Fustani është dizenjuar nga Victoria Beckham, mike e ngushtë e Longorias, që ndryshe nga kjo e fundit, ishte e mbërthyer deri në grykë në mbrëmjen e bamirësisë.








