E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do e dëshironte George Cloony-in dhuratë për krishtlindje

Këngëatarja 51 vjeçare, Susan Boyle ka thënë se dëshira e saj për krishtëlindje është që ti qëllojë aktori, George Cloony në dhuratat e krishtlindjeve. Për momentin, këngëtarja irlandeze është beqare por, ajo nuk po rri duarkryq dhe ka gjuar grepin në drejtim të disa yjeve të njohur.

“George Clooney është shumë hot. Wow, ai është i bukur”, ka thënë këngëtarja për revistën, OK.

Susan, e cila gjeti famën në spektaklin, “Britain’s got talent” deri më tani ka qenë e pafat në dashuri dhe në këtë kohë, ajo është në kërkim të një mashkulli që do ta bënte të ndihej mirë dhe e vlerësuar.

“Epo, duhet të presësh derisa dikush të të ftojë”, është përgjijgur ajo në pyetjen se pse ende është beqare./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›