E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Më pëlqejnë filmat e animuar”

Snoop Dogg ka pranuar se ka qenë fans i madhë i filmave të Charlie Brown kur ka qenë fëmijë. 

Kënëgëtari së bashku me David Beckham dhe Rita Orën ishin pjesë e një kampanje reklamuese në formë animacioni për kompaninë sportive Adidas. Të qenurit pjesë e kësaj reklama ka qenë eksperiencë e mrekullueshme për Snoop.

“Duke u rritur unë pëlqeja Scooby-Doo dhe Charlie Brown” tha ai.

“ Por unë nuk shikoj filma të animuar më sepse tani jam pjesë e tyre. Po e krijoj një të tillë momentalisht dhe quhet Baby Dogg. Do të jetë e hatashme”.

Snoop është në përgatitje të albumit të tij të parë në zhanrin rege, që është një album inspirues edhe për ndryshimin e emrit të tij në Snoop Lion. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›