Shakira mezi del nga vetura, shkaku i barkut të madh

Sapo ta mirëpretë djalin e saj në këtë botë, pas vetëm pak javësh, Shakira do të jetë një grua shumë e zënë. Prandaj këngëtarja kolumbiane po mundohet ta përfundoj albumin e saj të ri para se ta lind fëmijën e saj të parë.
Këngëtarja është parë teksa arriti në studion muzikore në Spanjë për të brë përgatitjet e fundit për koleksionin e ri të këngëve.
I dashuri i saj, ylli i futbollit, Gerard Pique tha se çifi ende nuk kanë zgjedhur emrin për beben.
35 vjeçarës i dukej barku i madhë saqë ajo mezi arriti të dalë nga makina, por ishte e veshur me stil dhe me rroba të dedikuara për shtatzëna.
Ndonëse Pique nuk ishte në shoqërin e Shakiras për në studio, është thënë se në album do të ketë një këngë dashurie dedikim për futbollistin.
Shakira më parë pati deklaruar se nuk e ka ndërmend ta ngadalësoj punën dhe se përfundimin e albumit do ta bëj pas lindjes së fëmijës, në fillim të 2013. /Indeksonline/