Do hapen dhe gjykohen dosjet korruptive që u mbyllën që nga viti 1996
Qeveria Berisha ka projektuar masa të reja ligjore për vitin 2008 për të fituar betejat e humbura të këtij viti në luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni mbetet për mazhorancën e djathtë të një betejë për t´u fituar. Kreu i saj, Sali Berisha, në një bilanc të qeverisë së tij për vitin që po mbyllet, 2007-ën, veçoi si arritjen më të madhe në luftën kundër korrupsionit, eliminimin e ekonomisë klienteliste apo siç e quajti ai, ekonomisë ku ministrat kishin monopole. Duke pranuar se ndonëse prioritet i prioriteteve ne dy vitet e qeverisjes së tij, korrupsioni mbetet i lartë dhe shqetësues në Shqipëri, kryeministri Berisha publikoi masa
te reja për 2008- ën.