Ministria e Brendshme italiane, kërkesë BE për lehtësimin e kalimit tranzit për emigrantët e rregullt
Ministria e Brendshme italiane i është drejtuar me një kërkesë Komisionit dhe Këshillit Evropian për lehtësime të emigrantëve për të lejuar lëvizjen transit, përmes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, për qytetarët e huaj me qëndrim të rregullt në Itali. Ambasada e Italisë në Tiranë bëri të ditur dje se Ministria italiane e Brendshme me një kërkesë drejtuar Këshillit dhe Komisionit Evropian i ka kërkuar lehtësime për të lejuar transitin, përmes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, për qytetarët e huaj me qëndrim të rregullt në Itali që janë në pritje të rinovimit të lejes së qëndrimit. Ky lehtësim i përkohshëm i transitit do të jetë i vlefshëm deri më 31 mars 2008 dhe do të aplikohet për qytetarët shqiptarë që (në ardhje nga Italia apo të drejtuar drejt saj) zotërojnë akt transiti, faturë të postës italiane S.P.A. që vërteton paraqitjen e kërkesës për rinovimin e lejes së qëndrimit, pasaportë të vlefshme dhe lejen e qëndrimit të skaduar.