Do ndryshohen kufijtë e Evropës
Autori i Lajmit: red.
Njohja e rajoneve separatiste Abhazi dhe Oseti Jugore nga Rusia, do të paraqes tentim, që me forcë të ndryshojnë kufijtë e Evropës, paralajmëroi presidenti gjeorgjian, Sakashvili.
"Konsideroj se ky është gabim i madh, tentim që me forcë të ndryshojnë kufijtë e Evropës. Kjo do të ketë rezultate katastrofale, duke përfshirë edhe për Rusinë", bëri të ditur Sakashvili.
Dje në mëngjes Këshilli i Federatës, Dhoma e Lartë e Parlamentit Rus, u prononcua për njohjen e dy rajoneve separatiste prorusë të Gjeorgjisë.
"Konsideroj se askush nga opinioni ndërkombëtar nuk do të jetë aq i papërgjegjshëm për ta pranuar këtë", deklaroi kryetari gjeorgjian.
Ai vlerësoi se vendimi i tillë i Parlamentit rus paraqet "invazion klasik, që nuk ka asgjë të përbashkët me të drejtën ndërkombëtare".
Lufta në Gjeorgji, dëmi 2 miliardë Usd
Presidenti gjeorgjian Sakashvili tha se konflikti i Gjeorgjise me Rusinë i ka shkaktuar rreth 2 miliardë dëme Gjeorgjisë.
Në një intervistë për Financial Times, Sakashvili tha se dëmet prej miliarda dollarësh i janë shkaktuar infrastrukturës, rrugëve dhe hekurudhave të Gjeorgjisë.
Ai akuzoi Rusinë se ka vendosur tanke në Osetinë Jugore, para se forcat e Gjeorgjisë të sulmonin rajonin.
Një deklaratë e tillë nuk qe bërë nga zyrtarët gjeorgjianë më 7 gusht, kur forcat gjeorgjiane filluan sulmet e tyre dhe FT thotë se këto pretendime të Sakashvilit nuk kanë mundur të verifikohen nga burime te pavarura.
Ky lajm është publikuar: 26/08/2008