E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duma ruse i kërkon Kremlinit njohjen e Osetisë dhe Abkazisë

Autori i Lajmit: red.
Nga Humphrey Hawksley

Të dyja dhomat e parlamentit rus zhvilluan seanca të jashtëzakonshme për të diskutuar njohjen e pavarësisë së rajoneve të shkëputura të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore.
Dhoma e lartë e parlamentit i kërkoi presidentit të Rusisë që të njohë pavarësinë e rajoneve të shkëputura në Gjeorgji.
Vota e parlamentarëve nuk do të ketë fuqi detyruese mbi Kremlinin, por analistët thonë se mund t i japë presidentit Dmitry Medvedev material në favor të tij në negociatat me perëndimin.
Konflikti që përfshiu forcat ruse dhe gjeorgjiane, shpërtheu në fillim të muajit gusht, kur Gjeorgjia u përpoq të merrte me forcë Osetinë Jugore, e cila së bashku me Abkhazinë kanë patur që prej vitit 1990 pavarësi de facto.
Gjatë ditëve të fundit komisionet parlamentare kanë qënë duke i dhënë dorën e fundit projekteve të një ligji për njohjen e pavarësisë së Osetisë Jugore dhe Abhkazisë.
Të dyja rajonet kanë qënë duke nxitur njohjen formale të pavarësisë që prej shkëputjes nga Bashkimi Sovjetik në vitet 90, por linja zyrtare e Rusisë të paktën deri tani ka qënë e ngjashme me atë të perëndimit.
Në muajin mars, teksa u rritën tensionet, Duma kaloi një rezolutë që mbështeste pavarësinë në rast se Gjeorgjia pushtonte apo nxitohej të anëtarësohej në NATO.
Ligji do t i kalojë Kremlinit për miratim dhe nëse realizohet, atëherë të dyja rajonet do të aplikojnë në OKB për njohje të tyre, gjë e cila ka gjasa të marrë veton në Këshillin e Sigurimit.
Analistët thonë se dy kombet aspirante mund të kenë fatin ose të Kosovës, me të cilën është krahasuar dhe të njohur një numër i konsiderueshëm qeverish, ose të veriut të Qipros, që është i izoluar në pjesë të madhe dhe është njohur vetëm nga Rusia.
Kjo do të varet në masë të madhe nga influenca ndërkombëtare e Rusisë.
Ndërkaq presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili thotë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen për shkak të krizës në Osetinë Jugore.
Në një intervistë për gazetën britanike, Financial Times, Saakashvili tha se rusët i kishin bërë keq llogaritë kur u përpoqën ta rrëzonin atë nga posti.
Ai përsëriti qëndrimin se Rusia ishte fajtore për ngjarjet e javëve të fundit.
Ai e akuzoi Moskën për dislokimin e tankeve në Osetinë Jugore, përpara se forcat gjeorgjiane të hynin në rajonin e diskutuar.

Ky lajm është publikuar: 26/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›