“Jo marrëveshje me Beogradin”
Autori i Lajmit: red.
Çdo marrëveshje e mundshme e UNMIK-ut me Beogradin që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës do të jetë e papranueshme për Prishtinën. Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës,Hashim Thaçi pas nisjes së zëvendësshefit të UNMIK-ut Nicholas Haysom drejt Beogradit për të biseduar për çështje që kanë të bëjnë me policinë, gjyqësinë dhe doganat në pjesën veriore të Kosovës.
“Janë çështje që ndërlidhen me interesin e dy vendeve, për të cilat Prishtina gjithmonë ka treguar gatishmëri për të diskutuar, por jo për të negociuar. Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia është shtet i pavarur dhe në interes të paqes dhe bashkëpunimit rajonal do të mund të ndodhin takime të interesit të përbashkët dhe të frymës integruese”, tha kryeministri kosovar.
Sipas Thaçit, mandati i shefit të UNMIK-ut Lamberto Zannier parashikon mundësinë e kontakteve Prishtinë-Beograd, ndërsa Qeveria e Kosovës është e detyruar të respektojë Kushtetutën.
“Çdo vendim që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës është jo i vlefshëm dhe është i papranueshëm për institucionet e Kosovës, i cili nuk mund të implementohet në territorin e Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Thaçi.
Bisedimet e reja Prishtinë-Beograd janë prioriteti kryesor në punën e shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier. Në pjesën e parë të shtatorit pritet të mbahet edhe takimi i ardhshëm ndërmjet Zannierit dhe ministrit serb për Kosovën, Goran Bogdanovic. Javën e kaluar, shefi i UNMIK-ut ka mohuar mundësinë që në Kosovë të krijohet një polici etnike e ndarë nga komanda e Policisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë opsion si të panevojshëm.
Ky lajm është publikuar: 26/08/2008