"Do ngreme hidrocentral ne Librazhd, kriza po mbaron"
Kreu i ekzekutivit, gjate takimeve te zhvilluara ne Perrenjas nuk ka lene pa permendur ndertimin e HEC-it ne Librazhd, duke paralajmeruar se nga ai do perfitoje dhe qyteza e minatoreve. "Kryefjala e programit tim do te jete punesimi, punesimi dhe vetem punesimi. Ne Librazhd dhe ne mbare Shqiperine ne kater vitet e ardhshme do te ndertohen mijera kilometra rruge, qindra e qindra ujesjelles e kanalizime. Ne Librazhd dhe ne mbare vendin do te ndertojme qindra hidrocentrale, do te ngrihen 6 parqe industriale nder me gjigantet ne Mesdhe", ka qene deklarata e kryemini9strit Berisha, dje ne Perrenjas. Sipas tij, do te filloje se shpejti dhe ngritja e industrise minerare, pasi kriza po perfundon. "Ju jeni nje treve shume e pasur ne minerale, mos mendoni ju se mineralet e humbasin vleren, absolutisht jo. Kriza boterore ekonomike eshte ne kalim e siper, ndaj tregu i tyre do te jete nje nga tregjet me kryesore te botes dhe ata qe do te perfitojne do te jene zonat minerale te vendit", ka qene deklarata e kryeministrit Berisha.