E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do një festë private me Mariah Carey

Autorja e hitit,” Call me Maybe”, këngëtarja, Carly Rae Jepsen ka thënë se, ëndrra e saj për krishtlindje është një performancë private me yllin e muzikës, Mariah Carey-n.

Kënga festive e Mariah-s, “All I Want For Christmas Is You”, është një nga të preferuat e Jepsen prandaj, ajo ëndërron që këtë këngë do të mund ta performonte bashkë me idolin e saj.

"Dua që Mariah Carey të vijë në shtëpinë time dhe të këndojë “All I Want For Christmas Is You," ka thënë ajo për, BBC Radio One.

Fituesja e çmimit gremi, po mundohet të gjejë pak kohë të lirë nga agjenda e ngjeshur në mënyrë që të mund ti shijojë festat e fundvitit. Jepsen, është bërë e famshme sidomos me hitin, “Call Me Maybe” ndërkaq, mbetet si një nga artistet më të preferuara që po pushtojnë tregun muzikor./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›