Zayn Malik, ofendohet nga fansat mysliman

Zayn Malik, anëtar i grupit të famshëm, “One Direction” këto ditë ka qenë cak i disa ofendimeve në, Twitter.
Malik, i cili është mysliman, është sulmuar me fjalë nga disa persona të cilët e kanë akuzuar se ai nuk është religjioz aq sa duhet. Ofendimet kanë nisur në momentin kur ai, ka publikuar një fotografi të së dashurës, Perrie Edwards, afër pemës së krishtlindjeve e ku njëkohësisht edhe ka uruar krishtlindjet.
Por, kjo gjë i ka irrituar fansat e tij mysliman e të cilët madje, e kanë pyetur Malik se si mundet ti festojë krishtlindjet kur në trup ka një tatuazh me emrin, “Allah”.
Këta persona kanë shkuar aq larg sa edhe kanë gënjyer se motra e këngëtarit, vuan nga kanceri. Vetë Malik nuk ka thënë asgjë lidhur me këto akuza duke zgjedhur të heshtë./Indeksonline/