Mr. Bean: Unë nuk jam qesharak

Ai është njëri nga komedianët më të suksesshëm dhe me një pasuri marramendëse të fituar nga një rol në të cilin, ai as që flet fare.
Por, përkundër popullaritetit të madh, komediani, Rowan Atkinson i njohur si, Mr Bean, ka thënë së fundmi se, ai as që mendon se ka një fytyrë komike.
Përveç kësaj deklarate, aktori i cili ka fituar 70 million funte falë rolit të, Mr Bean ka thënë gjithashtu se, atij as nuk i pëlqen të shkojë në kinema.
'Nuk e shoh fytyrën time si instrument komik kur shikohem në pasqyrë. Dhe sigurisht që unë nuk rri para pasqyrës duke bërë mimika, ka thënë Atkinson./Indeksonline/