“Isha e dhënë pas djemve të kqinjë”

40 vjeçarja, Carmen Electra ka hedhur dritë mbi kohën kur kishte qenë 18 vjeçe duke rrëfyer se prirjet e saja për jetën që nga ajo kohë, kanë ndryshuar rrënjësisht.
Bukuroshja ka treguar se kur kishte qenë 18 vjeçe, ajo kishte qenë e dhënë pas djemve të kqinjë dhe në atë kohë, vlerësonte trupin më shume se çfardo tjetër.
“Kur isha 18 vjeçe isha e dhënë pas djemve të kqinjë. Tani, mbi të gjitha vlerësoj një mashkull i cili përveq pamjes, do të mund të kishte çdo vajzë që do por ai thjeshtë thotë JO”, ka thënë Electra.
Bukuroshja ka folur gjithashtu edhe për një periudhe të vështirë në jetën e saj kur ishte parballur me humbjen e së ëmës dhe motrës, brenda një periudhe dy javore.
Ish ylli i , “Baywatch”, momentalisht, sopozohet se është në lidhje me shoumenin britanik, Simon Cowell pasiqë, ky i fundit, në një intervistë për mediet e huaja, ka konfirmuar se ata janë duke u takuar por ka mohuar të kenë filluar lidhjen./Indeksonline/