E Diel, 1 Nëntor 2026

Do ta çojmë PD-në drejt fitores, kthim të shpejtë në mazhorancë

09-07-2013 / Gazeta 55

Sokol Olldashi, takim me anëtarët e PD në Grupseksioni nr.1 në Tiranë dhe në Korçë

Kandidati për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi deklaroi se Partia Demokratike duhet të fokusohet tek një paketë ristrukturimi që mundëson  inventarizimin e kontributeve të anëtarëve të saj. Olldashi tha në një bashkëbisedim me strukturat  grupseksionit nr 1 në Tiranë, se është shumë i rëndësishëm raporti që do të ndërtohet me anëtarët e partisë , të cilët i cilësoi si gurët e themelit të Partisë Demokratike. “Ky element është inventarizimi i kontributeve. Ne kemi nevojë që skedarët e anëtarësisë së partisë të mos i kemi thjesht lista emrash dhe data anëtarësie. Nëse, ne sot se nuk i referohemi memories se drejtueseve të strukturave tona, ne e kemi te pamundur të identifikojmë kontributin e militantëve tanë, kontributin e anëtarëve të Partisë dhe kjo na çon që vlerësimi i gjithsecilit prej tyre të mbetet ne objektivitetin apo subjektivitetin e drejtuesve politikë. Është e pamundur që kjo të çojë në një trajtim të drejtë dhe të ndershëm të anëtarëve të partisë. Trajtimi duhet të jetë real dhe që të jetë real duhet që ky skedar të krijohet me shpejtësi, në mënyrë që t’i japim gjithsecilit atë që realisht i takon dhe jo atë që unë mendoj se i takon” - u shpreh ai. Duke prezantuar platformën për drejtimin e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi foli edhe për krijimin e një ekuilibri mes mekanizmit të përgjegjësive dhe mekanizmit të karrierës brenda strukturave bazike, duke theksuar se Partia Demokratike ka potenciale të jashtëzakonshme për të realizuar kthimin e shpejtë të saj në shumicë qeverisëse. Ndërkaq, gjatë një takimi me bazën e PD në Korçë, Olldashi tha se PD do të bëjë opozitën më të mirë dhe më të fortë që vendi ka parë ndonjëherë. Sipas tij, një element tjetër i rëndësishëm është vendosja e komunikimit me anëtarët e thjeshtë të partisë, po ashtu dhe militantët dhe mbështetësit për të vlerësuar të gjitha kontributet e tyre për këtë parti. E ndërsa dukshëm ka nisur një sulm të ashpër ndaj LSI, Olldashi ka paralajmëruar se PD nën drejtimin e tij nuk mund të ketë më bashkëpunim me këtë forcë politike.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›