E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama uron gjithë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

09-07-2013 / Gazeta 55

“Është koha për reflektim të thellë, agjërim dhe përkushtim”

Presidenti amerikan Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle uruan besimtarët myslimanë në mbarë botën, për fillimin e muajit të Ramazanit.
“Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë te Ramazanit, Michelle dhe unë u dërgojmë urimet më të mira komuniteteve myslimane këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Për 1.5 miliardë myslimanët e botës, Ramazani është koha për reflektim të thellë, agjërim dhe përkushtim”- thuhet në deklaratën e presidentit amerikan.
Kam qenë i nderuar të hap një darkë iftari në Shtëpinë e Bardhë çdo vit për katër vitet e kaluara dhe këtë vit pres me padurim të ftoj Amerikë myslimanët që kontribuojnë në vendin tonë si sipërmarrës, aktivistë dhe artistë. U uroj myslimanëve në Amerikë dhe anekënd botës një muaj të bekuar me gëzimin e familjes, paqes dhe mirëkuptimit. Gëzuar Ramazanin!”- përfundon deklarata e presidentit amerikan, Barak Obama.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›