E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Do ta hap serish lokalin, ishte endrra e tim shoqi"

Familja Dibra ka percjell dje ne banesen e fundit Afrimin, pronari i lokalit "Liqeni", qe humbi jeten gjate tragjedise ne liqenin e Farkes, kur ishte duke percjelle per ne anen tjeter te bregut 19 familjaret, qe festonin ditelindjen e 21-vjecarit Alban Hysaj. Te aferm, miq e shoke e kane percjelle per ne varreza gjate mesdites. Nderkohe qe ne vilen trekateshe, e cila ishte e pa ndertuar ende dhe nga jashte dukej nje plastmas, bashkeshortja e tij, Mine Dibra, qendronte e ulur ne kolltuk, duke pritur te afermit. Shtepia ishte e improvizuar dhe ndodhej ne fillim te fshatit Farke. Kati i pare, ne te cilen qendronin te afermit, ishte ende i pa suvatuar, nderkohe qe ne nje cep ishin vendosur kolltuke, nje tavoline, si dhe disa divane, ku ishin ulur familjaret e viktimes. Me syte e enjtur qe perpiqej t'i fshihte poshte syzeve, gruaja e veshur me te zeza mezi kthente pergjigje. Ne nje interviste te shkurter per gazeten "Koha Jone", ben te ditur se do ta hape lokalin e saj, pasi ka qene dhe endrra e bashkeshortit te humbur ne tragjedi dhe amaneti i tij. Ndersa kerkon edhe energji elektrike per te kryer ritet e fundit ndaj burrit te saj, sepse i duhet te prese e percjelle njerezit per ngushellime.
Ku ndodheshit ne momentin qe ndodhi ngjarja?
Isha ne lokal dhe po prisja burrin qe te kthehej, ishte nisur me varke qe te dergonte familjaret qe ishin duke festuar ditelindjen. Ai do kthehej dhe me pas do te shkonim ne shtepine tone.
Si e moret vesh ngjarjen?
Degjova te bertitura dhe dola jashte se bashku me gocen time. Pasi pame qe barka po mbytej, une hyra brenda per te lajmeruar policine, nderkohe qe vajza u nis me varke. Skafi nuk po ndizej.
Tani qe ndodhi tragjedia ju a do te vazhdoni me aktivitetin tuaj?
Une do te coj deri ne fund endrren e bashkeshortit tim. Endrra e tij ishte te kishte nje lokal te tille me nje liqen qe te ishte pjesa e kenaqesise se ardhjes ne lokal. Ne keto momente, nuk mendoj per asgje. Tani jemi ne zi. Por serish do ta hap aktivitetin tim. Do te bisedoj me kuneterit, si dhe me kunatat per te vendosur se cfare do te bejme me pas. Por endrren e bashkeshortit do ta coj deri ne fund. Te vetmen gje qe dua eshte qe ne keto momente te me vijne dritat.
Sa kohe keni pa drita?
Qe nga momenti i tragjedise. Ka ardhur dhe ministri se bashku me zevendesministrin, te cilet na premtuan qe do na vinin dritat, po asgje deri tani. E kam percjelle pa drita bashkeshortin tim. Tani dua qe te nderoj miqte e mi qe po me rrine afer.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›