Police per te shmangur tragjedi te tjera
Pas tragjedise te ndodhur tri dite me pare, policia ka marre masa te rrepta mbrojtese per liqenin dhe lokalin qe ndodhet ne zonen e Farkes. Qe prej dites se djeshme, liqeni ruhet me police. Nje efektiv qendron poshte ne katin e pare te nje ndertese te paperfunduar dhe vezhgon te gjitha levizjet qe behen nga zona perreth liqenit. Qe nga mesnata e dy diteve me pare, ne kete zone efektivat blu nuk kane levizur nga vendi. Asnje nuk lejohet qe te hyje ne liqen. Furgonet e policise te Komisariatit numer 1 ne kryeqytet kalojne sa lart e poshte. Nderkohe qe efektivet qendrojne me turne dhe sapo sherbimi mbaron, nderrohen me kolege te tjere. Nuk dihet se sa kohe do te vazhdoje ky proces. Por, edhe varkat, te cilat ndodhen ne liqen, jane vene ne pune nga efektive dhe specialiste te policise, por jo nga banore dhe persona qe duan te kenaqen me pamjen piktoreske.