E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Do të angazhohemi për të përsëritur suksesin e zgjedhjeve të fundit lokale”

Tepelenë, zhvillohen zgjedhjet e reja për degën e PD

TEPELENE - Konferenca e 9-të e degës lokale të Partisë Demokratike për rrethin e Tepelenës, e cila u mblodh dje, për të analizuar punën dhe për zgjedhjen e strukturave të reja, në përfundim të saj zgjodhi si kryetar të kësaj partie, Bujar Kapllanin.
I deleguar nga kryesia e PD ishte deputeti i Gjirokastrës dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, i cili pasi vlerësoi veprimtarinë 2 vjeçare të organeve drejtuese dhe strukturave lokale, kërkoi angazhim maksimal për të kurorëzuar me sukses zgjedhjet e përgjithshme në qershor. “Në zgjedhjet e përgjithshme politike të qershorit, ne si qark i Gjirokastrës do të angazhohemi për të përsëritur suksesin e zgjedhjeve të fundit lokale, ku Partia Demokratike bashkë me aleatët e djathtë, arriti të fitojë 2/3 e numrit të komunave dhe bashkive të qarkut të Gjirokastrës”, nënvizoi Ruli.
Në garën për kryetar të Partisë Demokratike për degën e Tepelenës, konkurruan tre kandidatura, në përfundim të të cilës u zgjodh Bujar Kapllani, me profesion agronom. Gjatë procesit të zgjedhjeve, delegatët demokratë zgjodhën dhe anëtarët e kryesisë dhe të këshillit drejtues të kësaj dege.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›