E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritat ERE Kontrate e re me qytetaret

/ /

Mese 1 milione konsumatore te energjise elektrike do te kene nje kontrate te re me shperndaresin e energjise. Qytetaret shqiptare do te nenshkruajne kete kontrate te re e cila do te jete ne favorin e tyre per ti mbrojtur nga faturimi i padrejte. Lajmi u be dje i ditur ne Komisionin Parlamentar te Veprimtarise Prodhuese nga kreu i Entit Rregullator te Energjise Bujar Nepravishta. Ai u shpreh se stafi i ERE-s po hartonte dhe nje projektligj te ri per sektorin e energjise. shte e vertete qe ligji per sektorin e energjise ka ndryshuar shume. Ne po pergatisim nje ligj te ri ku te parashikojme te gjithe dinamiken e ketij sektori. shte parashikuar edhe nje kontrate e re qe do te lidhin qytetaret e cila do te mbroje me shume te drejtat e konsumatoreve shqiptare. Natyrisht qe kjo kontrate do te parashikoje edhe pjesen e zhdemtimit nese vertetohet pas nje ekspertize ne rast te demtimeve nga furnizuesi deklaroi Nepravishta. Komisioni i Veprimtarise Prodhuese nisi diskutimin e disa ndryshimeve ne ligjin per sektorin e energjise duke percaktuar nje strukture te re per tu marre me ankesat e qytetareve per faturimin e energjise. Aktualisht CEZ shperndaresi eshte ne konflikt interesi. Ne kemi propozuar ndryshime ne ligj per te plotesuar kete vakum ligjor tha Besian Pesha drejtori i Komisionit te Mbrojtjes se Konsumatoreve ne Ministrine e Ekonomise. Nga ana tjeter deputetet e opozites inkurajuan qe te behen ndryshime perkatese ne ligj ne menyre qe te mbrohen konsumatoret. Sot qe po flasim qytetaret po vidhen. Edhe ne faturat e fundit te energjise se shtatorit apo tetorit ka vjedhje te energjise. Qytetaret faturohen per 25 dite e me pas per 35 dite. Une do te propozoja qe te behej matja per cdo dite dhe mendoj se kjo do te ndalonte abuzimin me faturimin e energjise tha deputeti i PS-se Ilir Beqja. Ne projektligjin e ri qe nisi shqyrtimin dje ne Kuvend thuhet se Drejtoria e Metrologjise do te verifikoje matesit e energjise. Njekohesisht do te behet nje inspektim i pergjithshem per saktesine e matjes se tyre tek qytetaret. Por nese nje qytetar ka ankesa per matjen e energjise ai duhet te beje ankese prane ERE-s ose Entit Rregullator te Energjise. Kur konsumatori dyshon ne saktesine e nje matesi ose kur ka vene re pasaktesi ne mates ai ia paraqet kerkesen me shkrim ERE-se ose cdo organi tjeter per mbrojtjen e konsumatoreve. Kur pas kontrollit verehen pasaktesi ne mates shpenzimet per riparim ose zevendesimin e tij jane ne ngarkim te shperndaresit dhe ne rast te kundert shpenzimet e kontrollit paguhen nga konsumatori thuhet ne projektligj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›