Paketa e re fiskale TVSH per ilacet ulet tatimi per bankat
Ndryshimet pritet te sjellin nje impakt direkt ne jeten e qytetareve sepse jane ndryshuar TVSH dhe akciza dy tatime qe transmetohen menjehere ne cmimet e konsumit. Sipas ligjeve nga janari i vitit 2011 ilacet do te futen ne skemen e TVSH me nje shtese prej 10 per qind ndersa cigaret do te kene nje akcize shtese prej 20 lekesh per pakete. Pra keto produkte do te kushtojne me shtrenjte.
TVSH per shendetesine
I diskutuar prej kohesh ne media qeveria vendosi ta ktheje ne ligj vendosjen e TVSH per sistemin e shendetesise. Edhe pse FMN ka theksuar se eshte kunder diferencimit te taksave qeveria vendosi dje qe TVSH per sistemin e shendetesise te jete 10 per qind nga 20 per qind qe eshte niveli i ketij tatimi. Furnizimi i
barnave dhe i sherbimeve shendetesore nga institucionet shendetesore publike dhe private eshte furnizim i tatueshem me shkallen tatimore 10 per qind. Nga ky ndryshim pritet qe sherbimet shendetesore kryesisht ato ne klinikat dhe spitalet private te kushtojne 10 per qind me lire. Kjo pasi sherbimi shendetesor deri ne miratimin e ketij ligji eshte nje sherbim qe paguan 20 per qind TVSH. Por nga ana tjeter ndryshimi ben qe edhe ilacet te cilat deri tani ishin te perjashtuara nga TVSH te futen ne skemen e TVSH-se. Kjo do te sjelle rritjen me te pakten 10 per qind sa eshte shkalla tatimore e cmimeve. E gjendur perballe ketij fakti qeveria duket se ka bere nje hap prapa kur ne ndryshimet e miratura dje ka vendosur qe furnizimi i ambalazheve dhe i materialeve qe perdoren per prodhimin dhe konfeksionimin e barnave eshte furnizim i perjashtuar. Pra te pakten ambalazhet e ilaceve nuk do te paguajne 20 per qind TVSH. Kjo pritet te ndikoje ne mosarritjen e cmimit ne nivelet e parashikuara. Por ne ekonomi dihet qe cdo takse e re pasqyrohet ne cmim. Kjo sigurisht qe do te ndikoje ne rritjen e cmimit te ilaceve.
Tatimi mbi te ardhurat
Ndryshim tjeter i rendesishem ne paketen fiskale jane perjashtimet nga tatimi mbi te ardhurat. Sipas ligjit te ri te qeverise te ardhurat qe shpenzohen per pagimin e kontributeve nga punedhenesit apo per sigurimin e jetes dhe shendetit per punemarresve do te quhen si shpenzime te njohura. Pra ne llogaritjen e tatimit mbi fitimin keto para do te quhen shpenzim duke ulur ne kete menyre fitimindhe si rrjedhoje edhe tatimin. Nje nxitje kjo e qeverise per rritjen e sigurimit dhe aktivitetin e shoqerive te sigurimit. Nga ana tjeter perjashtimi do te rrise sigurimin e jetes per te punesuarit.
Bankat
Nderkohe qe Banka e Shqiperise po diskuton me bankat per uljen e provogjoneve per kredite e keqija qeveria ka vendosur te nxise me tej lehtesite per rritjen e kreditimit. Ne projektligjin e miratuar dje parashikohet se parate qe bankat ngrijne per sigurimin e depozitave apo per provizionet e kredive ne percaktimin e fitimit te tatueshem te bankave dhe te shoqerive te sigurimit jane shpenzime te njohura. Pra keto para do te zbriten nga te ardhurat dhe do te quhen shpenzime duke ulur keshtu nivelin e tatimit mbi fitimin. Nga ana tjeter vete bankat duke paguar me pak do te kene me shume para per te dhene kredi. Nje lloj nxitje kjo ne kohen kur kreditimi eshte ne nivelet me te uleta historike.
Amnistia e parave jashte
Edhe pse amnistia fiskale eshte akoma larg diskutimit mes paleve duket se qeveria ka miratuar dje nje perjashtim nga pagesa e tatimit per te ardhurat qe vijne nga jashte. Ne percaktimin e fitimit te tatueshem te nje personi rezident perjashtohen si te ardhurat dividendet dhe ndarjet e fitimit kur ato shperndahen nga shoqerite e ortakerite rezidente dhe shoqerite jorezidente te huaja qe jane subjekte te tatimit mbi fitimin pavaresisht nga kuota e pjesemarrjes ne vlere ose ne numer te kapitalit aksionar te se drejtes se votes apo te pjesemarrjes ne kapitalin fillestar a aksionar te perfituesit. Sipas sqarimit te qeverise ndryshimi lidhet me trajtimin e dividentit te marre nga residenti nga aksionet qe zoteron ne nje kompani te huaj jo residente ne nje shtet te huaj. Me propozimin e ndryshimit te nenit kjo e ardhur do te konsiderohet e patatueshme. Ky ndryshim synon riatdhesimin e fitimit te kompanive shqiptare jashte vendit.
Parapagimi i tatimit per biznesin
Duket si taksa me e habitshme pasi paguhet nga biznesi perpara ushtrimit te aktivitetit. Pikerisht per kete arsye qeveria vendosi dje qe ne rastet kur nje biznes parashikon uljen e ndjeshme te aktivitetit atehere i rillogaritet ne ulje parapagimi i tatimit. Por edhe ky ndryshim ka nje penalitet ne rastet kur biznesi gabon me 10 per qind te xhiros. Ne kete rast subjekti duhet te paguaje interes mbi diferencen ndermjet detyrimit real vjetor dhe shumes se parapaguar gjate vitit sipas rregullave te vendosura nga Ministria e Financave.
Akciza e cigareve
Ndryshimi tjeter teper i rendesishem per 1/3 e popullsise eshte ai i akcizes se cigareve. Sipas qeverise akciza e cigareve nga 50 leke per pakete qe eshte aktualisht do te behet 70 leke per pakete. Ne relacionin e ndryshimit te akcizes theksohet se shtrenjtimi i paketave vjen si kerkese e Ministrise se Shendetesise per uljen e konsumit te duhanit. Ne relacion thuhet se 349 e popullates ne Shqiperi mbi 18 vjec jane duhanpires te rregullt. Statistika te tjera vleresojne se numri i duhanpiresve ne Shqiperi mund te arrije shifren e larte prej 872000 persona ose thene ndryshe rreth 50 e popullates mbi 18 vjec. Nga ky veprim pritet qe buxheti te perfitoje 2.8 miliarde leke per vitin 2011 ose rreth 28 milione USD.
Tabela e ndryshimeve
Ndryshimi i TVSH ne shendetesi
Neni 25/2 behet
Furnizimi i ambalazheve dhe i materialeve qe perdoren per prodhimin dhe konfeksionimin e barnave eshte furnizim i perjashtuar.
Neni 30 behet
Shkalla tatimore
1. TVSH-ja zbatohet ne masen 20 per qind pervec rasteve kur ne kete ligj percaktohet ndryshe.
2. Furnizimi i barnave dhe i sherbimeve shendetesore nga institucionet shendetesore publike dhe private eshte furnizim i tatueshem me shkallen tatimore 10 per qind.
Ndryshimi i Tatimit mbi te Ardhurat
Pas pikes 7 te nenit 8/1 shtohet pika 8 me kete permbajtje
Te ardhura te perjashtuara
Kontributet e bera nga punedhenes.
Ne fund te nenit 20 shtohet paragrafi me kete permbajtje
Shpenzime te njohura
Shpenzimet e sigurimit te jetes dhe te shendetit te punemarresve nga punedhenesi. konsiderohen si shpenzime te njohura.
Neni 25 Rezervat speciale per bankat dhe shoqerite e sigurimit behet
Rezervat speciale per bankat dhe shoqerite e sigurimit
Ne percaktimin e fitimit te tatueshem te bankave dhe te shoqerive te sigurimit jane shpenzime te njohura rezervat teknike te krijuara ne perputhje me ligjin Per veprimtarine e sigurimit te risigurimit dhe ndermjetesimit ne sigurime dhe risigurime dhe provizionet e bankave te krijuara ne perputhje me standardet e hartuara nga Bordi i Standardeve Kontabel Nderkombetare si dhe te certifikuara pa verejtje nga auditues te jashtem por ne cdo rast pa tejkaluar masen e percaktuar ne rregullat e Bankes se Shqiperise per kete qellim. Shumat e rimarra nga keto rezerva apo provizione i shtohen fitimit te tatueshem.
Neni 26 ndryshohet behet
Pjesemarrjet qe perjashtohen nga tatimi mbi fitimin
Ne percaktimin e fitimit te tatueshem te nje personi rezident perjashtohen si te ardhurat dividendet dhe ndarjet e fitimit kur ato shperndahen nga shoqerite e ortakerite rezidente dhe shoqerite jorezidente te huaja qe jane subjekte te tatimit mbi fitimin pavaresisht nga kuota e pjesemarrjes ne vlere ose ne numer te kapitalit aksionar te se drejtes se votes apo te pjesemarrjes ne kapitalin fillestar a aksionar te perfituesit
Pika 5 e nenit 30 behet
Parapagimet
Ne rastin kur tatimpaguesi ne cdo kohe gjate periudhes tatimore verteton para organeve tatimore se tatimi mbi fitimin per kete periudhe tatimore do te jete ne menyre domethenese me i ulet se tatimi mbi fitimin ne periudhen paraardhese ose periudhen e dyte paraardhese atehere organet tatimore pranojne zvogelimin e parapagimeve sipas rregullave te vendosura nga Ministria e Financave. Ne rast se subjekti taksapagues ka ulur kestet e parapagimit te caktuara nga organi tatimor dhe detyrimi tatimor vjetor per tatim-fitimin qe rezulton nga bilanci tejkalon parapagimin me me shume se 10 per qind subjekti duhet te paguaje interes mbi diferencen ndermjet detyrimit real vjetor dhe shumes se parapaguar gjate vitit sipas rregullave te vendosura nga Ministria e Financave.
Bonot e privatizimit afati shtyhet deri ne fund te 2011
Qytetaret qe kane emetuar bono privatizimi kane te drejte ti perdorin ato deri ne fund te vitit te ardhshem. I parashikuar me ligj afati perfundonte ne fund te ketij viti por qeveria ka miratuar dje ne mbledhjen e saj rutine nje ndryshim ne projektligj qe ka te beje me zgjatjen e periudhes se vleres se tyre. Ndryshimi sanksionon se afati i perdorimit te bonove dhe lekeve te privatizimit shtyhet deri ne date 31 dhjetor 2011. Fakti qe qytetaret nuk kane qene dhe shume aktive ne lidhje me perdorimin e bonove te privatizimit ka bere qe qeveria te ndermerrte nje sere masash per te aktivizuar kete aspekt duke futur perdorimin e bonove ne procesin e legalizimeve. Qytetaret kane te drejte qe ne vartesi te interesit qe kane per legalizimin e objekteve informate te perdorin per te shlyer detyrimin financiar bono ne nje mase te caktuar qe ne ligj kufizohet deri ne 70 per qind apo 50 per qind.
NERTILA MAHO