E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Do të luftoj për të drejtat tuaja"

"Convention Center" në Uashington fundin e politikës "mos pyet, mos trego", që i lejonte homoseksualët të ishin pjesë e forcave të armatosura vetëm nëse zbatonin paktin që të mos deklaronin orientimin e tyre seksual. Fjalët e thëna nga Obama në mbrëmjen gala të "Human Right Campaign" i hapin rrugën një pjesëmarrjeje të plotë të gay-ve dhe lezbikeve në forcat e armatosura amerikane. Ky aspekt mund të mos kënaqë aq sa duhet disa grupe dhe aktivistë që kishin kërkuar ndërmarrjen e veprimeve konkrete nga ana e Presidentit Obama. Lufta për barazinë e të drejtave të homoseksualëve vitet e fundit është zhvendosur në nivel shtetëror. Gjashtë shtete kanë legalizuar martesën mes homoseksualëve dhe dy të tjerë po përgatiten ta bëjnë. Por, në të njëjtën kohë po zhvillohet një kundërsulm i konservatorëve, me anë të një referendumi për të anuluar progreset e arritura nga homoseksualët në frontin e njohjes së bashkimeve të tyre. Shpresa është që, me mazhorancën demokratike në Kongres dhe Barak Obamën në Shtëpinë e Bardhë është e mundur që për komunitetin gay të arrihen rezultate konkrete, si sukseset e arritura në ditët e fundit. Në të vërtetë, Obama ka emëruar ambasadorin e parë gay (do të shkojë në Zelandën e re) ndërsa Kongresi ka aprovuar një ligj që përfshin në "krimet e urrejtjes" edhe krimet e shkaktuara nga orientimi seksual i viktimave. "Angazhimi im për problemin tuaj do të jetë maksimal edhe pse gjendemi përpara problemeve shumë të mëdha. Mos dyshoni në drejtimin që kemi marrë dhe pikën ku do të mbërrijmë. Kemi bërë progrese dhe do të bëjmë akoma. Nuk duhet të ndëshkojmë amerikanët patriotë që kanë shkuar për t‘i shërbyer këtij vendi, ne duhet të festojmë gatishmërinë e tyre për të treguar guxim të tillë. Qytetarët e tjerë, duhet të kenë parasysh vetëm një gjë, të luftojnë për ligjet", deklaroi Obama, që menjëherë pas fitores në zgjedhjet presidenciale kishte premtuar se do të mbronte me forcë gay-t dhe lezbiket amerikane. Ai akuzohet nga shumë komunitete gay për mosmbajtjen e premtimeve të bëra. Diskutimi i Obamës vjen në prag të "National Equality March", ku miliona persona do të kërkojnë të drejta të barabarta, për gay-t, lezbiket, biseksualët dhe transët. Obama e mbajti fjalimin përpara mijëra njerëzve gjatë një ngjarjeje të organizuar nga "Human Rights Campaign", grupi më i madh amerikan për respektimin e të drejtave të homoseksualëve. Presidenti nuk dha asnjë detaj për datat se kur gay-t apo lezbiket e deklaruar do të pranohen në ushtri, duke e treguar hapur orientimin tyre seksual. Ai premtoi, që të bëjë bashkë Ministrinë e Mbrojtjes dhe Kongresin për nxjerrjen nga fuqia të ligjit të aprovuar në vitet nëntëdhjetë, i cili i detyron gay-t dhe lezbiket që ndodhen në ushtri të fshehin orientimin e tyre seksual. Politika "mos pyet, mos thuaj" ishte vendosur në ushtrinë amerikane që në kohën e Presidentit Bill Clinton.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›