Në pranga, dy vjedhës në kërkim
Dy persona të shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit janë prangosur gjatë natës të së shtunës. Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, është bërë e mundur ndalimi i Albert Çelës, 22 vjeç dhe Enver Peshku, 25 vjeç. Sipas burimit në fjalë, të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 8 korrik të këtij viti, kanë vjedhur një sasi konfeksionesh në një maune me targa turke, e cila udhëtonte në aksin e rrugor Librazhd-Elbasan. Pas identifikimit të tyre si autor të ngjarjes së ndodhur tre muaj më parë, policia arriti të prangoste njërin prej bashkëpunëtorëve të tyre, ndërsa dy të tjerët arritën t‘u shpëtonin uniformave blu. Që prej së dielës, ata ndodhen në dhomat e paraburgimit në pritje të gjykimit nga Gjykata e Elbasanit.
Be.Dy.
Be.Dy.