E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do te na mungoje Mascherano

Pepe Reina mendon se Liverpool nuk do te jete aq i forte kete sezon pas largimit te Javier Mascheranos. Kapiteni i Argjentines e braktisi klubin ne fund te muajit gusht dhe u transferua te Barcelona.

26 vjecari thuhej se kishte refuzuar te luante kunder Manchester Cityt ne ndeshjen e xhiros se dyte ne Premierlige dhe ne fund iu bashkua gjigantit katalan ne marreveshje me vlere prej 18 milione funtesh. Menaxheri i Liverpoolit Roy Hodgson ka reaguar pas largimit te Mascheranos me transferimin e danezit Christian Poulsen dhe reprezentuesit portugez Raul Meireles.

Por Reina beson se prezenca e Mascheranos ne mesfushe si dhe ne stervitje do te jete e veshtire per tu zevendesuar. Javier eshte luftarak ai gjithmone jep maksimumin ne cdo ndeshje. Per Barcelonen eshte gje e mire por jo edhe per ne tha Reina per tabloidin anglez The Mirror.

Mascherano do te jete befasi pozitive ne La Liga. Ai eshte futbollist i cili punon punon dhe punon. Po ashtu personalisht ka karakter te mire. Ai eshte i qete por shume miqesor. Ai nuk eshte dikush qe shkakton polemika ai ishte i mire ne fushe nderpriste kundersulmet dhe tani duhet te gjejme futbolliste te tjere me karakteristikat e tij perfundoi Reina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›