E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goli me i rendesishem per Francen

Sulmuesi francez Karim Benzema thote se goli i shenuar ndaj Bosnje e Hercegovines ne kualifikimet per Euro 2012 ishte me i rendesishmi per te ne fanellen e Frances. Sulmuesi i Real Madridit e gjeti rrjeten ne minuten e 72-te derisa Florent Malouda e vulosi fitoren gjashte minuta me vone.

Ky ishte goli me i rendesishem qe e kam shenuar ndonjehere per Francen ka thene Benzema per ueb faqen zyrtare te Federates se Futbollit te Frances.

Te premten kunder Bjellorusise ne nuk ia dolem te fitonim dhe deshtuam te rrembenim pike ne shtepi keshtu qe sot ishte nje ndeshje e veshtire jashte shtepise sone. Isha me fat qe shenova golin e pare. Ne luajtem se bashku dhe kjo eshte nje shenje e mire per te ardhmen Te gjithe luajten mire perfshire edhe futbollistet e rinj vazhdoi ish futbollisti i Olympique Lyon.

Benzema shton se eshte ndjenje e mire kur shenon ne kompeticione te rendesishme posacerisht per Francen. Jam ende 22 vjec dhe kam shumecka per te shfaqur. E dija se do te luaja ne nje ndeshje te madhe dhe qe duhej ti shfrytezoja mundesite perfundoi futbollisti i Real Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›