Do të ndërtohen 70 banesa sociale, pas 13 viteve!

Në një komunikatë për shtyp Komuna e Gostivarit, ka informuar se në pjesën e dytë të këtij viti, pritet të filloje ndërtimi i banesave sociale. që do të jetë investimi i parë i këtij lloji, në këtë qytet pas trembëdhjetë viteve. Banesat do të ndërtohen nga Shoqata Aksionare për ndërtimin dhe menaxhimin e banesave dhe lokaleve të Republikës së Maqedonisë, thuhet në fillimin e kësaj komunikate.
“Sot drejtori në komunë i dorëzoi projektet për ndërtimin e banesave sociale. Para jush e keni projektin për të filluar ndërtimin 70 banesa sociale. Vlera e projektit për ndërtimin karabina të këtyre banesave është 20 milion denar. Ky projekt do realizohet në bllokun urban 17 – Lagja Toskallari. Unë si kryetar në bashkëpunim me administratën e Komunës së Gostivarit, do të jem në shërbim të qytetarëve dhe të gjithëve institucioneve. Ne do të angazhohemi që për një periudhë shumë të shkurtë, ti përgatitim dokumentacionet që të mund të filloje ndërtimi i banesave sociale këtu në qytetin e Gostivarit. Besoj se ndërtimi i banesave do të bëhet në gjashtë mujorin e dytë të këtij viti të vitit 2013”, tha kryetari Bejta.
Kryetari Bejta, shtoi se se me drejtorin e Shoqatës Aksionare për Ndërtimin dhe Menaxhimin e banesave dhe lokaleve të Republikës së Maqedonisë, Ilir Kamberi ka biseduar edhe për gjetjen e lokacioneve të tjera për ndërtimin e banesave sociale në Gostivar, në mënyrë që t’i kontribuojnë përmirësimit të standardit të qytetarëve që nuk i kanë kushtet e mira.
“Për në të ardhmen u morëm veshtë që te gjejmë edhe lokacion tjetër për të vazhduar për të ndërtuar banesa sociale në qytetin e Gostivarit dhe të përmirësojmë standardin e qytetarëve që nuk i kanë kushtet e mira. Lokacioni tjetër është përballë Konviktit dhe bashkë drejtorin do të punojmë dhe do ta bëjmë projektin. Me drejtorin gjithashtu u morëm veshtë që gjatë mandatit tim të bëhet edhe rikonstruimi i shtëpisë përballë “Postës”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.
“Investimi i fundit në Komunën e Gostivarit në drejtimit të ndërtimit të banesave të këtilla, ka qenë në vitin 2000-2001, kur ata janë ndërtuar në Banjicë. Nga ai vit e deri më tash nuk kemi pasur investime për shkak të problemeve të ndryshme, për shkak të lokacioneve. Mirëpo tash kryetari Nevzat Bejta ka gjetur gatishmëri që në të ardhmen me ndryshimin e planeve detale urbanistike të caktojë lokacione për ndërtimin e banesave sociale dhe kategorive tjera të banesave. Këtu parashihen të ndërtohen dy lamela, njëra është me 33 banesa sociale dhe tjetra është me 37, gjithsejtë 70 banesa, me nga 45 e deri në 55 metra katror”, tha drejtori Ilir Kamberi./Indeksonline/