E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër mbahet Këshilli Drejtues i PDK-së në Prizren

Këshilli Drejtues i Degës së PDK-së në Prizren, po planifikohet që të mbahet nesër në mbrëmje. “Nesër do të mblidhet Këshilli drejtues dhe do të zgjedhen organet e reja të Kryesisë”, konfirmoi burimi i “PrizrenPress-it”.

Zëdhënësi i PDK-së në Prizren, Samir Hoxha , ndërkaq nuk e ka pohuar, por as mohuar një gjë të tillë.”Për çdo gjë do t’ju njoftojmë me kohë “, ka thënë shkurt Hoxha.

Këshilli Drejtues i Degës së PDK-së në Prizren, disa herë ka shtyrë zgjedhjet për Kryesi dhe kryetar të ri. Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka kërkuar që numri i anëtarëve nga 71 të rritet në 101 anëtarë.”Prizreni është një qytet i madh dhe ishte pajtim i të gjithëve që të shtohet numri i anëtarëve të Këshillit Drejtues ”, ka thënë Thaç.

Kandidatë për kryetar të Degës së PDK-së në Prizren, deri më tash janë Ramadan Muja, Nait Hasani dhe Nijazi Kryeziu. Muja nuk e ka shpallur kandidaturën për kryetar të PDK-së në Prizren, por ka lënë të hapur mundësin e kandidimit “nëse vendosin ata naltë”. Kandidati Nait Hasani, ndërkaq ka konfimuar për “PrizrenPress” se nesër do të mbahet Këshilli Drejtues i PDK-së.” Po nesër do të mbahet Këshilli drejtues.Unë do të vazhdojë garën”, tha Hasani./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›