E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do te perdorin veton

Edlira Prendi
Partite e vogla, aleate te te medhave, thone se nuk mund te pajtohen me rritjen e pragut zgjedhor, qofte 3,5, qofte 4 apo qofte 5 per qind dhe se nese kjo ndodh nga ndonje marreveshje e socialisteve dhe e demokrateve, atehere do te vendosin veton, sikurse parashihet ne funksionimin e komisionit te posacem per reformen. Dy ish-ministra te Jashtem, Paskal Milo dhe Arian Starova, thone se krizat nuk jane shkaktuar kurre nga partite e vogla (Milo) dhe se pragu duhet te shkoje 3 per qind ne vitin 2009 dhe 4 per qind ne 2013-en (Starova). "Korrieri" bisedoi me 7 udheheqes te partive te vogla.
Ndonese deshmojne pa "u tutur" per veprim te perbashket te mundshem, zyrtare te partive te vogla nuk thone nese ka pergjegjesi per bllokimin e reformes zgjedhore, rrjedhimisht mosmarrjen e fteses per anetaresim ne NATO. Pa i fajesuar ne interesat e tyre per te qene pjese e Kuvendit, pa thene as qe te kujtojme se sa projektligje kane hartuar per 17 vjet partite e vogla (padyshim pa i specifikuar ato qe e kane bere ose jo per ceshtje te ndryshme), vendosja e vetos eshte me problematike per integrimin apo te pakten reformen, sesa mbetja jashte e ndokujt. Sidoqofte, partite e vogla ruajne te drejten e vetos mbi parimin e bashkepunimit dhe mirekuptimit per ta kryer reformen, gje qe u lejon gjithashtu atyre, te behen pjese aktive dhe te kerkojne perfaqesimin ne Kuvend. Tre drejtues te partive te vogla te majta dhe kater te djathta thane per "Korrierin", se u qendronin pikepamjeve per reforme te drejte zgjedhore, me mirekuptim, pa neperkembur askend dhe njeherazi pa penguar integrimin e vendit. Vecohet qendrimi i Paskal Milos se Demokracise Sociale, i cili thote se "partite e vogla nuk kane qene shkaktare te ndonje krize qeveritare apo politike; krizat kane ardhur vetem nga partite e medha, nderkohe qe partite e vogla kane qene vetem amortizatore te perplasjeve te dy partive te medha". Normalisht pa kriza, qe nuk jane shkaktuar nga te vegjlit (sipas Milos), nuk mund te kete as bllokime. Ky gjykim ngarkon me pergjegjesi PS-ne dhe PD-ne. Ndaj Milo shton se "ka vazhduar komunikimi mes tyre, per faktin se po merren vesh per reformen dhe sistemin zgjedhor dhe per pragun kane te njejtat qendrime, pra jane marre vesh me njeri-tjetrin, sepse ne publik s'jane takuar, as komisioni nuk ka funksionuar" dhe paralajmeron se, "nese kane vendosur (partite e medha) te bejne c'te duan, po prape do te deshtojne, sepse partite e tjera do ta gjejne rrugen per te kapercyer pengesat e per te dale suksesshem". Gjithnje sipas ish-ministrit te Jashtem, se ku do te deshtojne te medhate, "rruget do t'i tregoje koha kur te dime dicka konkretisht se c'po projektohet prej tyre, atehere ne do te marrim masat tona". Ne nje deklarim me te ftohte, nenkryetari i Partise Socialdemokrate, Engjell Bejtja, nuk merr persiper pergjegjesi ne kuadrin e te vegjelve, por me korrektese kujton se "te 9 partite e vogla kemi nenshkruar nje marreveshje per sa i perket pragut zgjedhor dhe ky eshte qendrimi yne i fundit lidhur me kete ceshtje", ndersa perforcon se "ne do te respektojme marreveshjen deri ne fund". Disi "agresive" dhe aktive ne paraqitjen e politikave te saj, qofte me entuziazmin e diteve te para te themelimit apo me praktikat e ndjekura qe nga ajo dite e 6 shatorit 2004 e deri me sot. Levizja Socialiste per Integrim e ish-kryeministrit Ilir Meta me qetesi veren se nuk eshte problemi as tek pragu zgjedhor, as tek qendrimi nese ky prag rritet, por tek domosdoshmeria e bashkepunimit. Petrit Vasili, sekretar i Pergjithshem, shprehet se "nuk qendron problemi tek pragu dhe masa e tij. Ne kerkojme qe te filloje reforma dhe problemet paresore te saj jane sistemi qe do te perdoret. Ne varesi te sistemit vendoset pragu. Pa gjetur fillimisht gjuhen e perbashket per sistemin zgjedhor, nuk mund te flasim per veprimet per masen, ne te cilen duhet te jete pragu zgjedhor". LSI-ja me pare ka propozuar pragun zgjedhor deri ne 4 per qind.
Nderkaq, te djathtet e vegjel, gjithashtu te pajtuar ne qendrime me aleatet e PS-se ne nje tryeze, kujtojne se perdorimi i vetos mbetet mjet rezultativ nese do te duhet te perdoret. Rritja e pragut ne masen 5 per qind, sipas tyre, eshte i papranueshem dhe do te kundershtohet deri ne perdorimin e vetos dhe bllokimin e reformes zgjedhore. Kryetari i grupit demokristian, Pashk Ujka, thote qe, nese partite e medha vendosin te shkelin gatishmerine e tyre per te marre parasysh edhe qendrimin e partive te vogla gjate kryerjes se reformes zgjedhore, atehere edhe pala tjeter eshte e detyruar te marre qendrimin e saj. "Nese ata do te bejne nje marreveshje, atehere edhe ne kemi te drejten e vetos dhe do e perdorim ate ne sherbim te mosrritjes se pragut elektoral", tha Ujka. Ne te njejten linje eshte kryetari i Bashkimit Liberal-Demokrat, ish-ministri i Jashtem, Arian Starova. Ai thote se duhet nje rritje graduale e pragut. Eshte e pamundur, sipas Staroves, qe per demokracine shqiptare ende te re e te pakonsoliduar, te vihet prag aq i larte. "Ne do ta kundershtojme. Ne kemi qendrimin tone, i cili eshte per nje ngritje graduale te pragut, me qellim qe t'u jepet kohe dhe mundesi partive politike te riorganizohen si ne koalicione, ashtu edhe ne vetvete. Meqenese koha ka treguar qe ne parti te medha ka njerez me vlera dhe njerez te perkohshem, edhe ne parti te vogla ndodh e njejta gje. Keshtu qe, per sa kohe ne parti te medha e te vogla ka njerez te dy kategorive, qe vlejne dhe nuk vlejne, atehere duhet kohe per t'u riorganizuar. Ne jemi akoma nje demokraci e brishte dhe e pakonsoliduar si duhet. Nese do te kishim te drejten e vetos, sigurisht qe do ta perdornim. Ne jemi te fiksuar tek ideja, qe pragu duhet te jete 3 per qind ne 2009 dhe 4 per qind ne 2013", - tha Starova. Nderkohe, per nenkryetarin reformator Tritan Shehu, nje marreveshje e tille eshte e pamundur, sepse dy te medhate kane shprehur vullnetin e tyre per te kryer nje reforme dhe reforma pa partite e vogla parlamentare nuk do te kishte kuptim dhe nuk do te quhej me e tille. Nderkaq, kryetari Vangjel Dule i perseriti "Korrierit", se partia e tij, Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, ndonese nuk preket nga rritja e pragut zgjedhor, kerkon nje nivel 1 per qind, te ngjashem me Holanden.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›