E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si u cmend nga dashuria ish-polici

Tani Jaho Buqi, "vampiri i Konispolit" duket mese i qete. Rri ne nje dhome psikiatrie me paciente te tjere dhe asgje nuk te ben te mendosh se vetem pak dite me pare nuk kishte te ngopur me gjak bagetish qe i therte njera pas tjetres dhe ua pinte gjakun ende te ngrohte, ndersa me pas ua hante te brendshmet. 38-vjecari nga Konispoli qe ka tani pas vetes nje histori te tmerrshme, te cilen ai vete nuk e mban mend, qe prej 5 ditesh gjendet ne spitalin psikiatrik te Vlores. Jaho Buqi ka kohe qe vuan nga nje diagnoze shume e rende, sic eshte skizofrenia e corganizuar. Historia behet dhe me e trishte e gati-gati te "pret krahet", kur meson se ai ka qene ish-polic dhe nje njeri shume i respektuar ne zonen e tij, por qe e humbi "fillin" e arsyes dhe te vete jetes se tij normale per shkak te nje historie dashurie. Drama e ndarjes nga vajza e endrrave te tij duket se shume vite me pare e coi Buqin ne nje gjendje te renduar psikike, e cila u perkeqesua edhe nga neurozat depresive dhe ai u be nje "pacient me kartele" qe kishte nevoje per kura e kontrolle. Tashme ai nuk di te thote asgje se cfare ka bere pak dite me pare, a perse kishte nevoje te shuante "etjen" me gjakun e bagetive te fqinjit te tij...
Ne spital
Sipas burimeve konfidenciale brenda spitalit psikiatrik te Vlores, mesohet se rreth nje jave me pare, me date 3 janar 2008, Jaho Buqi nga Konispoli eshte derguar ne psikiatrikun e qytetit bregdetar. Ai ka qene i shoqeruar nga forca policie te Komisariatit te Sarandes, te cilat e mbanin ate nen mbikeqyrje dhe e kishin vene nen pranga. Nga ekspertiza e bere nga eksperti mjekesor ne Sarande, Buqi rezultonte te vuante nga nje semundje psikike, skizofrenia e corganizuar. E njejta diagnoze mesohet se eshte pranuar edhe nga mjeket e spitalit psikiatrik te Vlores. Buqi u gjet nga fqinji tij, ndersa kishte therur bagetite dhe ishte duke iu pire gjakun dhe duke ngrene te gjalla te brendshmet e kafsheve. Sipas policise dhe ekspertit qe ka ekzaminuar ish-policin, ai ka qene ne gjendje akute te semundjes kur ka kryer aktin e therjes se bagetive dhe pirjen e gjakut te tyre, e me pas ngrenien e organeve te brendshme te gjalla.
Rrefimi
"Nuk kam bere asgje. Une po mblidhja ullinj, qe do i beja vaj, kur me mori policia". Ky ka qene versioni qe ka dhene para mjekeve psikiater ne Sarande dhe ne Vlore 38-vjecari nga Konispoli, dhe mesohet te kete thene se ai ka qene "thjesht duke mbledhur disa ullinj, te cilet donte t'i bente vaj e me pas t'i shiste per te fituar leke per te jetuar". Sipas burimeve spitalore, mesohet se ai nuk mban mend asgje nga ato qe thuhet se ai ka kryer dhe se nje fakt i tille duket mese i besueshem per bluzat e bardha, te cilat e justifikojne me semundjen e rende te 38-vjecarit. "Vampiri i Konispolit" mesohet se para fazes se depresionit e me tej semundjes se tij, skizofrenise se corganizuar, ka qene nje njeri i respektuar, ndersa semundja ne fazat e saj akute e ben ate te rrezikshem.
E braktisen?
Aktualisht Jaho buqi mesohet se ndodhet ne pavijonin e meshkujve te spitalit psikiatrik te Vlores, ndersa burime nga ky spital bejne me dije se Buqi nuk ka shfaqur asnje crregullim te theksuar apo te jete treguar sadopak agresiv me pacientet e tjere dhe personelin e spitalit. Ai aktualisht mbahet ne kolektiv, ne nje dhome dyshe te psikiatrikut te Vlores. Ndersa mesohet gjithashtu, se qe ne momentin e ardhjes ne kete spital, ku eshte sjelle nga policia, ai nuk ka qene i shoqeruar nga asnje i aferm, por vetem nga police. Madje edhe gjate ketyre pese diteve qe ai ka qendruar ne kete spital, nuk ka qene asnje i aferm i tij per ta vizituar. J.Xhaferi
10 vitet e semundjes se Buqit
Nga te dhenat per jeten e tij, rezulton se Jaho Buqi deri ne vitin 1996 ka punuar si polic, ndersa ka qene nje lidhje dashurore qe i ka shkaterruar jeten Jahos. Ai mesohet se ishte dashuruar me ne vajze, me te cilen me pas eshte ndare. Menjehere pas ndarjes me te ai ka rene ne depresion, pasoje e te cilit me pas ka qene edhe semundja qe ai vuan aktualisht, skizofrenia. Pas kesaj, Buqi eshte percaktuar i paafte per pune, duke u klasifikuar si invalid, per shkak te semundjes mendore, status qe ai ende e gezon. Ne vitin 1996 rezulton te jete shtruar per here te pare ne spitalin psikiatrik, po ne Vlore, dhe qe atehere ai nuk eshte mbajtur nen mbikeqyrjen e mjekeve psikiater.
Si u pinte gjakun 8 deleve
Nje ngjarje aspak e zakonte ndodhi pak dite me pare ne Konispol, kur Jaho Buqi nxori nga vatha e komshiut te tij 8 koke dele, u nguli thiken e me pas iu hipi ne qafe qe te pinte gjakun e tyre te ngrohte, ende te paprishur. Veprimi i nje i semure mendor 38-vjecar nga Konispoli la te tronditur familjen e komshiut te tij, Hasan Meleqit. Ata jane terrorizuar kur pane fqinjin e tyre, per te cilin ishin ne dijeni se kishte probleme psikike, qe kishte "sulmuar" delet, ku me ane te nje thike ua cante gurmazin e me pas kenaqej duke pire gjakun e ngrohte qe iu rridhte rreke kafsheve te sapotherura. Tronditja e familjareve Meleqi u shkaktua me teper nga akti makaber i gjakpirjes dhe shperfytyrimit te fytyres se 38-vjecarit Buqi qe po kryente kete akt. Te tmerruar dhe skandalizuar njekohesisht, Meleqet nuk vonuan te lajmeronin Komisariatin e Policise se Sarandes, forcat blu te se cilit u pergjigjen duke mberritur menjehere ne vendngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›