E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Do te presim lidhjet e politikes me krimin"

Permbushja e kritereve te percaktuara ne udherrefyesin per liberalizimin e vizave dhe ecuria e projekteve te financuara nga Bashkimi Evropian, ishin temat kryesore te diskutimit ne takimin qe ministri i Brendshem, Lulzim Basha zhvilloi dje me Pierre Mirel, Drejtor per Ballkanin Perendimor ne Drejtorine e Zgjerimit te KE. Basha informoi funksionarin e larte te Komisionit Evropian se deri me tani jane permbushur pothuajse plotesisht kriteret per perfitimin e liberalizimit te vizave me BE. Ne kete aspekt ai permendi faktin, se numri i pasaportave biometrike per qytetaret shqiptare ka shkuar ne 280 mije dhe ne te gjitha pikat e kalimit kufitar funksionojne tashme sistemet me moderne te kontrollit dhe analizes se informacionit kriminal, te cilat ne teresi perbejne sistemin me te perparuar te kontrollit kufitar ne Ballkanin Perendimor. Basha nenvizoi se vetem gjate dy javeve te fundit, ka pasur nje sere arrestimesh per korrupsion, jane zbuluar mbi 16 vrasje te vjetra e te reja, si dhe jane goditur grupe te trafikut te droges. Basha informoi Mirel edhe per fazen e re te luftes kunder mafias dhe krimit te organizuar, qe po ndermerret nga agjencite ligjzbatuese shqiptare, ku nje ndihme te vecante jep kuadri ligjor "Antimafia" dhe ligji per konfiskimin e aseteve te krimit te organizuar. Si pergjigje ndaj interesit te gazetareve ministri Basha akuzoi kryetarin e Partise Socialiste per nje fushate disinformimi te nderkombetareve mbi arritjet e Shqiperise ne procesin per liberalizim te vizave. Ne takimin me Drejtorin per Ballkanin Perendimor Pier Mirel, u diskutua dhe mbi nje nga sfidat afatmesme dhe afatgjata te qeverise qe ka te beje me forcim te kapaciteteve administrative.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›