E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli-Mirel: BE, 16 nentori njohu rezultatin e zgjedhjeve

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti dje ne takim Drejtorin per Ballkanin Perendimor ne Drejtorine e Pergjithshme te Zgjerimit ne Komisionin Evropian, Mirel. Kryetarja e Kuvendit falenderoi Komisioni Evropian, per gjithe mbeshtetjen e

dhene Shqiperise, e po ashtu edhe per monitorimin e zgjedhjeve te 28 qershorit, te cilat u cilesuan si zgjedhje qe arriten standardet kryesore te OSBE/ODIHR-it. Ne takim u diskutua per hapat e ndermarra, per miratimin e legjislacionit dhe per reformat ne plotesimin e detyrimeve per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian, si dhe ne procesin e liberalizimit te vizave. Kryetarja e Kuvendit e njohu Mirel, me ligjet e miratuara gjate kesaj periudhe ne Parlament dhe me diskutimet e gjera ne komisione e ne seanca plenare, ndersa e siguroi ate se progres-raporti i Komisionit Evropian eshte

udherrefyes i punes se Parlamentit. "16 nentori, tha ajo, ishte nje date shume e rendesishme per shqiptaret, sepse Keshilli i Ministrave te BE-se i tha po, kerkeses se Shqiperise per statusin e vendit kandidat, duke njohur keshtu rezultatin e zgjedhjeve te 28

qershorit dhe progresin e Shqiperise. Mirel dhe kryetarja e Kuvendit diskutuan edhe per vijimin e bashkepunimit mes dy institucioneve, vecanerisht ne perafrimin e legjislacionit dhe per rritjen e kapaciteteve te Parlamentit.

Kryetari i PS: Drejtohemi nga nje njeri qe, bashke me ekuilibrin mendor, ka humbur aftesine per te fshehur ate qe mendon per demokracine


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›