Berisha: Pse refuzoj ultimatumet e Rames

Une jam Sali Berisha dhe e mbaj fjalen time. Ta dish qe do t'i shkul dhembet aleances puniste mafioze. Ju jap fjalen e nderit, me te njejtin perkushtim qe u perballa ne vitin 1991 me sistemin qe duhej shembur, po ashtu do te perballem edhe sot me mafien qe kryeson Edi Rama. Deklarata e ashper e kryeministrit, Sali Berisha, u be ne seancen e djeshme plenare. Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri me ashper se kurre, i ktheu pergjigje te gjitha akuzave qe sipas tij i ka bere atij dhe familjareve te tij, kreu socialist Edi Rama. Dhemb per dhemb, kreu i qeverise u kunderpergjigj dje akuzave te Rames per familjen e tij, duke u ndalur gjate tek familja e kreut socialist. "I nderuar zoteri, eshte shume normale, te krahasojme pak familjet. Kam kete pergjigje per akuzat e tua. Tani pyes, cili eshte ai burre, qe bashkeshorten e tij e akuzon se ka femijen me te atin e tij, ashtu sic ka botuar dokumente ndihmesi i tij kryesor, Erjon Baze, ne fletushken e tij. Cili eshte ai baba, zoti Rama, qe i mohon djalit kafshaten e gojes, cfare do te kete bere djali, kafshata si mohohet. Zoti Rama, te ndodhi me bashkeshorten e pare, artisten e nderuar qe kam vleresime, po me tjetren, cili eshte ai burre shqiptar, evropian, qe nxjerr gruan e tij lakuriq ne plazhet e botes dhe e ke fotografuar. E di ti qe ajo sot shetit rrugeve te Tiranes, dhe ti sot je ndare me te",-tha dje kryeministri. Duke vijuar replikat e tij ne distance per familjen me kreun socialist, tha se ai nuk eshte askush, per te lakuar familjen e kryeministrit cdo dite. "Me thuaj zoti Rama, cili eshte ai burre, qe ngrihet nga shtrati i te shoqes, dhe shkon te shtrati i "Dashit". Ke muaj te tere qe me lakon, per dicka qe une e kam krenari te madhe, familjen. Rama, ti me thuaj, cili eshte ai burre, qe rreh si kafshe ne mes te vendit dhe gjakos te shoqen ne pranine e personaliteteve shqiptare dhe kosovare", akuzoi ai. Akuzat e forta te kryeministrit kunder Rames, vijuan me permendjen ne Kuvend te nenes se kryetarit te PS-se. Sipas tij, ajo zonje, duhet te dale hapur e te thote, se ka 10 vjet qe po mjekon djalin nga skizofrenia. "Perdore edhe fatkeqen, nene e artistes se shquar, ish-bashkeshortes tende, per fushate. Me thane se i dhe nje apartament per kete. Ti per familjen je nje perbindesh, po te mos kishe frike, do te kryeje ndaj familjes cdo gje", shtoi akuzat kryeministri. Por ne fjalimin e gjate ne Kuvend, Berisha e akuzoi Ramen edhe per perfshirje ne boten e krimit. "Ti je i kapur ne menyre te tmerrshme nga krimi dhe ndaj ke frike. Je kaq i perziere, e nise me afera shume te felliqura. Na thuaj pak zoti Rama, cilat jane lidhjet e tua me Aldo Baren, transkriptimet flasin se ne biseden e tij dhe Dondollakut, ti figuron", akuzoi kryeministri. Ne keto kushte, duke permendur edhe ultimatumet e vazhdueshme te tij dhe opozites, kryeministri e quajti Ramen te pashprese dhe budalla, qe mendon se do te fitoje keshtu me ultimatume. "Te kam thene, ate qe u kam bere baballareve do t'ua bej edhe bijve, me te drejten e ligjit. Kush je ti qe leshon ultimatume. Provoje po ta mbajti. Ti nuk ndryshon dot, se nuk te le Dondollaku. Po ti ta dish, ditet qe vijne, do t'i shkul dhembet aleances punisto-mafioze, ishte vetem dhembi i pare dhe pas dhembeve vjen nofulla. Zero tolerance ndaj mafies, te jap fjalen e nderit, me perkushtimin qe u perballa ne vitin 1900-91 me nje sistem qe duhej shembur, po ashtu do te perballem sot me mafien qe ti kryeson. Ne kete beteje je i pashprese",-tha Berisha. Ai paralajmeroi te gjithe kreret e opozites, qe kane thene se do te rrethojne dhe me pas rrezojne keshtjellen e kryeministrit, le ta provojne po ua mbajti, te tregojne se sa u vlen lekura. Sipas Berishes, perballe atyre ultimatumeve dhe kercenimeve, ligji do te mbizoteroje. "Ai zoteri me nje gjuhe halabaku, ka bere shpifjet me te uleta pas zgjedhjeve, ndaj meje, femijeve te mi, familjes time, e te mbesave te mia. Nuk pergjigjesha, se ishin femijet e mi. Por nuk hesht me", tha Berisha. E me gjithe repliken e ashper, kreu i qeverise, i kerkoi Rames, qe te lejoje opoziten te hyje ne Parlament dhe te mos e mbaje peng per problemet personale.