E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Mirel: Jo ne Kuvend, pa u hapur kutite

Qendrimi i opozites iu be i ditur Drejtorit per Ballkanin Perendimor ne Drejtorine e Pergjithshme te Zgjerimit ne Komisionin Evropian, Pierre Mirel dhe ambasadorin e Komisionit Evropian ne Tirane, Helmut Lohan, gjate nje takimit te zhvilluar me kryesocialistin. Ne kete takim, kryesocialisti ka bere te ditur qendrimin e Partise Socialiste per te mos hyre ne Kuvend, derisa ky institucion te behet legjitim. Pas takimit te zhvilluar pa pranine e medias, kryetari i selise roze, deklaroi se u zhvillua nje takim miqesor dhe nje diskutim i hapur. "U zhvilluar nje diskutim i hapur, mbi te gjitha ceshtjet qe na shqetesojne. Une bera te qarte pozicionin e opozites. Ne nuk hyjme ne Parlament deri kur te plotesohen te gjitha kushtet, qe Parlamenti te konsiderohet legjitim, te konsiderohet demokratik, te konsiderohet vendi ku shqiptaret perfaqesohen drejtesisht dhe ku ato qe aprovohen pastaj edhe zbatohen", deklaroi Rama. Duke vijuar me tej, ai theksoi se gjate takimit ka bere te ditur edhe njehere konceptin e tyre te thjeshte, "se hapja e kutive eshte kushti themelor per t'i dhene Parlamentit, legjitimitetin e munguar dhe njekohesisht per te mos lejuar qe shemtia e zgjedhjeve te shkuara te perseritet dhe qe Shqiperia, te hyje ne nje cikel i cili do te ishte nje skeme e mbyllur ku pushteti numeron pavaresisht sesi voton populli". Partia me e madhe ne opozite, ka vendosur marredhenie te kushtezuar me Parlamentin, duke bojkotuar Kuvendin deri ne hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›