Do të vdisja për Liverpoolin

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina ka thënë se do të vdiste për fanellën e ekipit. Ai ka shprehur përkushtimin e tij dhe vendosmërinë të qëndrojë në klub, pavarësisht krizës aktuale.
Jam 100 për qind i përkushtuar në klub. Do të vdisja për fanellën e Liverpoolit. Këtu ndihem i adhuruar, pavarësisht situatës. Nuk mund të them asgjë më tepër se kjo. Nuk më është ofruar kontratë e re, por dëshira ime është të vazhdoj, andaj do të shohim se çka do të ndodhë pasi të bisedojmë, deklaroi Reina për mediat angleze.