E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd pas Kjaerit

Sir Alex Fergusonit planifikon të përforcojë mbrojtjen gjatë afatit kalimtar të janarit dhe spekulohet se mbrojtësi i Palermos, Simon Kjaer është njëri prej objektivave të tij.

Manchester United ka probleme në mbrojtje këtë sezon, pas lëndimeve të Rio Ferdinandit dhe Nemanja Vidicit.

Uebfaqja sportive italiane TuttoMercatoWeb ka bërë të ditur të hënën se Ferguson është i gatshëm të përmbushë kërkesën e presidentit të Palermos, Maurizio Zamparini, i cili për Kjaerin kërkon 12 milionë funta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›