Venezuela përgatitet për luftë me Kolumbinë
Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka urdhëruar forcat e armatosura që të përgatiten për konflikt të mundshëm të armatosur me Kolumbinë, duke theksuar se ushtarët e vendit të tij duhet të jenë të gatshëm, në rast se SHBA-ja tenton të provokojë luftën ndërmjet këtyre dy shteteve fqinje në Amerikën Jugore.
Chavez tha se Venezuela mund të përfundojë në luftë me Kolumbinë, pas ngritjes së tendosjeve mes këtyre dy shteteve dhe tërhoqi vërejtjen se nëse shpërthen konflikti, ai do të mund të përhapej në gjithë kontinentin.
Mënyra më e mirë për tiu shmangur luftës është që të përgatitemi për të, theksoi Chavez.
Qeveria e presidentit të Kolumbisë, Alvaro Uribe, hodhi poshtë kërcënimet për luftë nga ana e qeverisë së Venezuelës, duke theksuar se do të protestojë para Organizatës së shteteve Amerikane dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të komenteve të Chavezit.
Kolumbia kurrë nuk ka qenë e angazhuar dhe nuk do të angazhohet as në të ardhmen në akte të luftës, theksoi zëdhënësi i qeverisë së Kolumbisë, Cesar Velasquez.
Gjatë javëve të kaluara, tendosjes janë shtuar dukshëm në brezin kufitar mes dy vendeve, me çrast është shënuar një seri e incidenteve të armatosura.