Edi Rama, i pamoralshëm, çoi në vrasje për pushtet
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili: Opozita përdori videon për realizimin e puçit
Nënkryetari i LSI-së dhe njëherazi ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili gjatë një interviste për mediat, foli për publikimin e videos korruptive Prifti-Beqiri, në emisionin “Opinion”. Zyrtari i LSI-së e cilësoi atë si një rast të pastër të një afere korruptive që është bërë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Nënkryetari i LSI-së Vasili u ndal edhe në procesin ndaj Metës duke theksuar se, Gjykata vendosi drejtësi me vendimin e marrë, opozita u mundua ta përdorë video-montazhin për të organizuar një puç politik.
Lidhur me marshimin-homazh të opozitës, në përkujtim të 21 janarit, Vasili e cilësoi atë si një ngjarje të rëndë për shqiptarët dhe një turp për kryesocialistin që çoi në vrasje 4 protestues për të marrë pushtetin.